VIDOE + FOTO/ Migjen Basha zbarkon në Selanik, shikoni si e presin tifozët grekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 21:57

VIDOE + FOTO/ Migjen Basha zbarkon në Selanik, shikoni si e presin tifozët grekë

Ashtu siç e kishte paralajmëruar disa ditë më parë në një intervistë për mediat italiane, Migjen Basha, zbarkoi sot në Selanik për të firmosur kontratën me skuadrën e Aris.

basha3

Një pritje e ngrohtë për mesfushorin shqiptar nga tifozët e Aris të cilët i kanë varur shallin e skuadrës së tyre në qafë dhe kanë pozuar me flamurin dhe fanellën e verdhezinjve.

BASHA ARIS

Ajo që binte më së tepërmi në sy është se një tifoz grek mbante veshur fanellën e mbrojtësit korçar Kristi Vangjeli, i cili u aktivizua për 9 sezone me skuadrën nga Selaniku.

basha2

Vangjeli arriti të fitonte zemrën e tifozëve të Aris. Madje ditët e fundit u përfol për një tjetër rikthim te skuadra greke, por në fund 32-vjeçari vendosi të qëndronte te Skënderbeun.

received_10157610058158502

“Do të jap 200% për ekipin dhe të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për klubin. Ka mbetur vetëm vizita mjekësore por gjithçka është në rregull, nesër është firma”, ishin fjalët e para të Bashës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"