Vido / Mançini i pakënaqur, bëhet gati për të dhënë dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2016 | 12:13

Vido / Mançini i pakënaqur, bëhet gati për të dhënë dorëheqjen

Roberto Mançini po mendon të japë dorëheqjen nga drejtimi i Interit, pak javë para fillimit të sezonit të ri. Lajmi i bujshëm vjen nga SHBA, menjëherë pas humbjes së zikaltërve me shifrat 1-3 ndaj PSG në miqësoren e zhvilluar në Oregon.

ausilio-mancini-zanetti_1076767sportal_news

Por rezultati i kësaj sfide nuk ka të bëjë aspak me vendimin e trajnerit. Gjithçka vjen si pasojë e një ngrirje të marrëdhënieve të tij me drejtuesit e klubit, më saktësisht pas një takimi që ai zhvilloi me Tohir dhe Bolingbrok, ku mori përgjigje se dëshirat e tij për merkaton vështirë se do të plotësohen.

Roberto-Mancini_8

Pas këtij takimi, është caktuar edhe një tjetër mes trajnerit dhe drejtuesve të grupit Suning që ka në pronësi zikaltërit. Por mediat italiane janë të sigurta se Mançini po mendon që të japë dorëheqjen.


Trajneri mbajti një qëndrim shumë të ftohtë edhe gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, ku u pyet për dorëheqjen e mundshme. “Nuk ka asnjë të re, situata është si dy ditë më parë, të shohim se çfarë do të ndodhë”, ishin fjalët e vetme të tij. Një përgjigje që lë shumë vend për interpretim, ashtu si ajo rreth merkatos së skuadrës. “Ikardi dhe Kandreva? Pyetni presidentin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"