Vidiç, “kurbani” i parë i trajnerit Mançini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2014 | 9:04

Vidiç, “kurbani” i parë i trajnerit Mançini

FC Internazionale Training SessionRoberto Mançini nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka përveshur mëngët për t’i ndryshuar “lëkurë” Interit. Që në stërvitjen e tij të parë, ishtekniku i Mançester Siti ka ndryshuar rreshtimin në mbrojtje, duke kaluar nga moduli me 3 lojtarë në atë tradicionalin me katër. Një skemë që në letër i përshtatet shumë Nemanja Vidiç, por sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “Tuttosport”, lojtari serb shihet dhe si “kurbani” i parë i Mançinit, i cili duket i orientuar për ta ulur në stol gjatë derbit. Mësohet se italiani preferon dyshen Ranokia- Huan Hezus, që i jep më tepër siguri prapa. Edhe pse Mançini dhe Vidiç gëzojnë një respekt reciprok për njëri-tjetrin, vështirësitë që ka hasur lojtari në javët e para të kampionatit nuk e ndihmojmë për të nisur si titullar me Mançinin në stol. Por, nuk është vetëm serbi që rrezikon stolin, pasi mësohet edhe se Dodo është i destinuar të akomodohet në pankinë, kjo për vetë faktin se tekniku preferon më shumë mbrojtësin Danilo D’Ambrozio.
Formacioni – Për sa i përket skemës që do të përdorë 49- vjeçari, nuk ka shumë dyshime. Me të gjitha gjasat ai do të luajë me rreshtimin 4- 3-2-1. Një tjetër eksperiment që ka provuar dje trajneri i ri i Interit është dhe aktivizimi si fantazist i sulmuesit, Rodrigo Palasio, i cili mund të përdoret si alternativa e Mateo Kovaçiç. Ndërsa dyshja sulmuese pritet të jetë ajo e formuar nga Pablo Osvaldo dhe Mauro Ikardi. Pikërisht ky është dhe rreshtimi që Mançini ka aplikuar në miqësoren e djeshme që zhvilloi skuadra kundër të rinjve zikaltër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"