VIDEO/Tirana “i lë targën” Kukësit, bardheblutë shohin akoma më afër titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 0:16

VIDEO/Tirana “i lë targën” Kukësit, bardheblutë shohin akoma më afër titullin

Tirana siguroi një fitore pa probleme ndaj Flamurtarit në Vlorë. Bardheblutë e Egbosë fituan me rezultatin e pastër 0-2 të ndihmuar dhe nga gabimi i kuqezinjve te goli i parë, i cili ishte autogol. flamurtari-vllaznia

Bardheblutë nuk luajtën me intensitet të lartë ndaj bregdetarëve, por gjetën gabimet e vendasve dhe administruan takimin me qetësi.

Pas kësaj fitoreje, Tirana shkëputet nga Kukësi, i cili u ndal nga Vllaznia. Distanca 6 pikë mes bardhebluve dhe verilindorëve e bën Tiranën të ndihet më komod për sa i përket luftës për titullin kampion.

FT| FLAMURTARI-TIRANA 0-2
Vrapi 32′ (ag) Kobinha 86′

93′ Mbyllet takimi. Tirana hipotekon fitore pa probleme ndaj Flamurtarit. Bardheblutë thellojnë diferencën me 6 pikë me Kukësin e vendit të dytë.

86′ Tirana vulos fitoren ndaj Flamurtarit. Kobinah qëllon në shenjë. Gjuan rrafsh me tokën me të majtën. Moçka nuk ka mundësi ta ndalë topin. 

85′ Ndalet loja. Batha shkakton faull ndaj Harunit. Futbollisti merr ndihmën e parë. Del nga fusha duke çaluar.

84′ Zëvendësim i detyruar te Flamurtari. Ndio pëson tërheqje muskulare. Kreshpa hidhet në fushë.

83′ Zëvendësim te Tirana. Edon Hasani i zë vendin Ngosë. Tirana pa sulmues në fushë.

80′ Batha fiton faull. Haruni ndërhyn gabimisht ndaj tij.

79′ Dalin në ofensivë bardheblutë, por arbitri ngre flamurin. Ngo në pozicion jashtë loje.

76′ Ngo parakalon 2 mbrojtësit e Flamurtarit. Pason në qendër, por topi nuk mbërrin për shokun e skuadrës.

74′ Vjen kartoni i parë i verdhë në ndeshje. Shkon për lojtarin e Flamurtarit.

70′ Tirana i afrohet golit të qetësisë. Kobinah godet me të majtën, topi shkon ngjitur me shtyllën. 

63′ Karabeci i hedhur në fushë godet në diagonal nga distanca, por topi shkon drejt e në duart e Moçkës.

59′ Ribaj provon spektaktël. Sulmuesi provon me roveshatë, por topi fluturon pranë kuadratit bardheblu.

52′ Mundësi e mirë për Tiranën për të thelluar avantazhin. Batha gjen Halilin, por ky i fundit nuk godet në kuadrat.

46′ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes në stadiumin “Flamurtari”.

45′ Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari “hedh në erë” lojën e mirë, kurse Tirana e mbyll 45 minutshin e parë e kënaqur dhe në avantazh.

32′ Tirana kalon në avantazh. Ngo me iniciativë çon topin në zonën e vlonjatëve, por Vrapi gabon dhe shtyn topin gabimisht në rrjetë. 

 31′ Flamurtari i afrohet golit me Ribajn. Sulmuesi godet dhe topi shkon drejt në duart e Likës

25′ Ramos faull ndaj Hoxhallarit. Bardheblutë nisin shpejt aksionin, por Halili nuk e arrin dot topin.

24′ Ribaj teston Likë, por gardiani bardheblu i përgjigjet saktë.

11′ Hoxha kroson nga krahu, Osmani e nxjerr topin në goditje këndi.

9‘ Tirana fiton goditje këndi.

1‘ Fillon ndeshja. Ribaj jep goditjen e parë.

FORMACIONET ZYRTARE:

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Qarri, Muçollari, Vrapi, Nebihu, Lukas Ramos, Haruni, Hoxhaj, Oliveira, Ribaj. Trajner: Marcelo Troisi.

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Osmani, Hoxhallari, Batha, Sidibe, Kobina, Muçi, Halili, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"