VIDEO/Teuta nuk ia del, Skënderbeu në finale të Kupës pas 5 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2017 | 18:01

VIDEO/Teuta nuk ia del, Skënderbeu në finale të Kupës pas 5 vitesh

Skënderbeu eliminon Teutën dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë për herë të parë nga viti 2012.

Skuadra korçare triumfoi 1-0 në Durrës pasi e kishte fituar edhe gjysmëfinalen e parë me të njëjtin rezultat.

Në “Niko Dovana” vendosi një gol i Liridon Latifit gjashtë minuta pas pushimit mes pjesëve, ndërsa vendasit nuk shfrytëzuan dot një sërë mundësish të mira që krijuan në portën e Orges Shehit.

Skënderbeu do të synojë të ngrejë trofeun e parë të Kupës përballë Tiranës në finalen e 31 majit në “Elbasan Arena”.

Minuta 6

Minutë pas minute

90+3′ Përfundon gjithçka në “Niko Dovana”, Skënderbeu mund Teutën 1-0 dhe kualifikohet në finale të Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës.

88′ Skënderbeu e mbyll me ndërrimet duke hedhur në lojë Reza Karimin në vend të Xhejms Adenij.

85′ Bruno Dita ndërhyn me faull ndaj Bakari Nimagës dhe gjyqtari nuk e fal. Karton i verdhë për mesfushorin durrsak.

83′ Çfarë humbet Teuta! Gerhard Progni i ka të gjitha mundësitë për të shënuar pasi shfaqet i vetëm përballë portierit, por gjuajtja e tij devijohet në goditje këndi.

73′ Ilir Daja i rezervon rreth 20 minuta Sebino Plakut, i cili zë vendin e Hamdi Salihit.

71′ Skuadra vendase shpërdoron një mundësi të favorshme për të barazuar. Pas një kundërsulmi 4 kundër 3, Ribaj gjuan me të majtën nga brenda zonës, por topi ndalet që në nisje nga Bajram Jashanica.

70′ Teuta e mbyll me ndërrimet. Arbër Beqja del për sulmuesin Andi Ribaj, duke bërë që skuadra të luajë me tre mbrojtës.

68′ Tjetër zbritje e “Djemve të Detit”. Sërish Kotobelli gjen hapësirë në të majtë dhe hedh një gjuajtje-kros drejt zonës që shkon mbi traun e portës.

65′ Aksion i mirë nga e majta për Teutën. Kotobelli fut një top në hyrje të zonës dhe Papa gjuan fluturimthi, por goditja e tij është e lehtë dhe Shehi pret i pashqetësuar.

62′ Zëvendësimi i dytë te vendasit, me sulmuesin Artur Magani që futet për Arbër Çyrbjen. Magani vendoset në qendër të sulmit, duke zhvendosur Prognin në të djathtë.

61′ Edhe Skënderbeu bën ndërrimin e parë. Përfundon ndeshja për Enis Gavazaj, vendin e të cilit e zë Bakari Nimaga.

57′ Gugash Magani lëviz i pari në stol duke bërë një zëvendësim në mesfushë. Enriko Papa merr vendin e Ardit Hilës.

52′ GOL! Skënderbeu në avantazh. Një lëvizje e Salihit në mesfushë krijon hapësirë për Gavazajn, i cili në hyrje të zonës nxjerr të lirë Latifin. Ky i fundit gjuan me të parën dhe mposht Moçkën me një diagonale të ëmbël.

50′ Kristi Vangjeli detyrohet të ndalë me faull Markoviçin për të ndërprerë një zbritje të Teutës dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë.

49′ Skënderbeu shfaqet menjëherë i rrezikshëm me Liridon Latifin. Mesfushori gjen hapësirë për të djathtën, mirëpo portieri Moçka i përgjigjet me një pritje po aq të bukur.

46′ Nuk ka ndryshime në formacionet e skuadrave, trajnerët u besojnë të njëjtëve lojtarë që e mbyllën gjysmën e parë të lojës. Fillon pjesa e dytë.

Cyrbja - Mici

Pjesa e parë

45+1′ Përfundon me rrjeta të paprekura pjesa e parë. Teuta e kërkoi disi më tepër golin, megjithatë rezultati i përgjigjet asaj çka dhanë ekipet në fushë.

45′ Çyrbja ndërhyn në kohë vonesë ndaj Micit pranë zonës durrsake dhe mbetet i dëmtuar. Pas ndihmës së mjekëve mesfushori i Teutës rikthehet në lojë, ndërsa ekzekutimi i faullit nga Radas nuk sjell asnjë rrezik në portën e Moçkës.

34′ Teuta ka një tjetër mundësi të mirë. Arbër Çyrbja depërton me topin në këmbë deri në brendësi të zonës dhe gjuan me të majtën, mirëpo Orges Shehi i mohon gvzimin e golit.

29′ Korçarët provojnë përsëri me një goditje nga larg. Kësaj here është Latifi që gjuan me të majtën, por sërish Moçka i qetë e zotëron topin në dy kohë.

22′ Bojan Markoviç është i ndëskuari i parë me karton. Mbrojtësi serb ndërhyu ashpër ndaj Latifit, por gjyqtari fillimisht lejoi avantazhin për Skënderbeun. Pas përfundimit të aksionit, arbitri i nxjerr Markoviçit kartonin e verdhë.

16′ Teuta i afrohet kërcënueshëm portës së Orges Shehit. Blerim Kotobelli kroson nga e majta për Prognin në zonë, mirëpo topi është vetëm pak më i fortë se ç’duhet dhe sulmuesi nuk arrin ta shtyjë dot në portë.

9′ Korçarët japin sinjalin e parë me Tefik Osmanin. Shtatlarti provon me të djathtën nga distanca, por gjiajtja e tij është qendrore dhe shkon pa problem në duart e Shpëtim Moçkës.

6′ Orelesi shkel Prognin gjatë një dyluftimi në mesfushë, por për gjyqtarin nuk është faull. Megjithatë loja duhet të ndalet për t’i ardhur në ndihmë sulmuesit vendas, i cili rikthehet në lojë pasi merr ndihmën e mjekëve.

5′ Të zotët e shtëpisë provojnë të marrin kontrollin e lojës që në fillim, ndërsa Skënderbeu të administrojë avantazhin e ndeshjes së parë.

1′ Fillon ndeshja në Durrës, skuadra mike luan topin e parë nga mesfusha.

Kupa e Shqiperise

Teuta 0 – 1 Skënderbeu (Latifi 52′)

Teuta (4-2-3-1): Moçka; Beqja (Ribaj 70′), R. Hoxha, Markoviç, Kotobelli; Dita, Hila (Papa 57′); Musta, Bangal, Çyrbja (Magani 62′); Progni.
Trajner: Gugash Magani

Skënderbeu (4-2-3-1): Shehi; Vangjeli, Radas, Jashanici, Mici; Orelesi, Osmani; Gavazaj (Nimaga 61′), Xhejms (Karimi 88′), Latifi; Salihi (Plaku 73′).
Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

KV: Markoviç, Dita / Vangjeli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"