VIDEO/ Nuk mjafton loja e bukur e kuqezinjve, Juventusi mposht Milanin dhe rimerr kreun e renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 22:44

VIDEO/ Nuk mjafton loja e bukur e kuqezinjve, Juventusi mposht Milanin dhe rimerr kreun e renditjes

Juventusi ka mposhtu me rezultatin 1-0 Milanin ditën sotme, në një ndeshje ku nuk mungoi spektakli.213945441-74a86724-553e-4adc-98b5-7c737f5457f1

Të dyja ekipet bënë një lojë të hapur, duke tentuar disa herë portën e njëra-tjetrës. Një pjesë e parë me shumë raste, ku vlen të theksohet paraqitja e shkëlqyer e ekipit kuqezi. Skuadra e Piolit tentoi disa herë të hapte sfidën, por pa sukses, kjo edhe për shkak të portierit Shezni, i cili ishte një nga më të mirët në fushë. Janë zëvendësimet ato që bëjnë diferencën, dhe kështu ndodhi edhe në këtë ndeshje.

Në minutën e 55’, Sarri hedh në fushë Paulo Dibalën, dhe largon Kristiano Ronaldon. Zëvendësim ky i qëlluar nga tekniku italian, pasi në minutën e 77’, ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, i cili shënoi për “Zonjën”, pasi dribloi disa mbrojtësa të Milanit.

Dibala

Pikërisht këtë avantazh Juventusi e menaxhoi deri në fund, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, që e ngjit atë përsëri në vendin e parë me 32 pikë, ndërsa Milani renditet në vendin e 14-të me 13 pikë.

Për më shumë shikoni videon me golat dhe rastet e ndeshjes:


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"