VIDEO/Një gol me roveshatë i mohon fitoren, Arsenalit nuk i mjafton Mustafi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 18:55

VIDEO/Një gol me roveshatë i mohon fitoren, Arsenalit nuk i mjafton Mustafi

Arsenali nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Guimareshit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Europës.arsenal

Në fakt anglezët ishin me fat, që dolën me një pikë nga kjo ndeshje. Guimaresh e dominoi të gjithë ndeshjen, nga fillimi deri në fund. Megjithatë pavarësisht dominimit të portugezëve, golin e parë e gjeti Arsenali.

Ishte Shkodran Mustafi i cili në minutën e 81’, dërgoi në rrjetë me kokë, një top të marrë nga krosimi i Nikolas Pepe. Vendasit provuan me çdo kusht të gjenin golin e barazimit, të cilin e gjetën vetëm në minutën e 91’, me Duarte i cili shënoi një gol shumë të bukur me roveshatë.

Për më shumë shikoni videon me golat dhe rastet e ndeshjes:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"