VIDEOLAJM / Zbulohet surpriza e tifozëve të Luftëtarit për ekipin para ndeshjes me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 13:36

VIDEOLAJM / Zbulohet surpriza e tifozëve të Luftëtarit për ekipin para ndeshjes me Skënderbeun

Skuadra e Luftëtarit po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm. Ata pothuajse kanë prekur ëndrrën Europë. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e klubit gjirokastrit, edhe pse në sezonin 1977-1978, Luftëtari e mbylli në vendin e dytë me brezin e artë, të udhëhequr nga trajneri Hito Hitaj. Në atë periudhë gjirokastritët morën në pjesë në Kupën Ballkanike, duke mposhtur CSKA-në e Sofjes.

32829085_10216318403373197_1806206384178462720_n
Për këtë tifozët në ditën e sotme kanë në plan një mënyrë falenderimi për ta. Ata kanë bërë nga 1 banderol për secilin lojtar. Në këto banderola madje përfshihet edhe stafi teknik.
Një video e Albano Aleksit, lojtarit të Luftarit zbulon përpara kohe gjithë detajet e koreografisë.

albano aleksi on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"