VIDEOLAJM/ Shpërthimi me lëndë plasëse, ja pamjet jashtë banesës së Armand Dukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 22:45

VIDEOLAJM/ Shpërthimi me lëndë plasëse, ja pamjet jashtë banesës së Armand Dukës

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar mbrëmjen e sotme (24 janar) në qendër të Durrësit në afërsi të banesës së Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

ARMAND DUKA

Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Panorama.al, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen në fjalë.

Janë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të ngjarjes.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"