VIDEOLAJM/ Rama dhe Ademi batuta në inaugurimin e “Loro Boriçit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2016 | 18:53

VIDEOLAJM/ Rama dhe Ademi batuta në inaugurimin e “Loro Boriçit”

Përfaqësues të Qeverisë dhe pushtetit vendor në Shkodër inauguruan pasditen e së mërkurës ambientet e rikonstruktuara të stadiumit “Loro Boriçi”.

14191892_10208334317333128_930377718_o

Rama dhe Ademi para ambienteve te “Loro Boriçit”

 

I pranishëm në këtë ceremoni ishte kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, kreu i FSHF-së, Armand Duka, etj.

Gjatë inspektimit të ambienteve të brendshme të stadiumit, nuk munguan as batutat dhe replikat mes kreut të qeverisë dhe kryetares së Bashkisë.

14191597_10208334317413130_902256016_o

Fillimisht Rama ironizoi kryetaren e Bashkisë së Shkodrës për mbrojtjen e ndërtimeve pa leje, ndërsa Voltana Ademi iu përgjigj duke thënë se: “Kryeministri nuk jep asnjë lek për Shkodrën”.

Por Rama nuk e la me kaq dhe para se të dilte në tribunën qendrore, iu drejtua gazetarit Dritan Shakohoxha, lidhur me cilësinë e punimeve.

“O Shako, hë mor Shako, përveç atyre ndërtimeve atje, ke ndonjë vërejtje tjetër? U ngrit niveli? Prit se s’ke pa Arenën Kombëtare. Akoma nuk ke pa gjë”,-iu drejtuar kryeministri Rama gazetarit Dritan Shakohoxha, sipas një videoje të publikuar në internet nga “Tele Sport”.

Pas kësaj ceremonie, në stadiumin “Loro Boriçi” do të zbresin kuqezinjtë e Kombëtares për të zhvilluar ndeshjen miqësore ndaj Marokut (ora 20:30).

14203624_10208334317493132_740157588_o

14215617_10208334317893142_910483328_o

14151991_10208334317573134_2080856540_o

14191835_10208334317253126_943827770_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"