VIDEOLAJM/ Moment paniku në ndeshjen Laçi-Flamurtari, Lushkja humb ndjenjat në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 22:29

VIDEOLAJM/ Moment paniku në ndeshjen Laçi-Flamurtari, Lushkja humb ndjenjat në fushë

Një moment paniku ne ndeshjen Laçi-Flamurtari të zhvilluar në qytetin e Krujës. Në minutën e 60-të, mesfushori i kurbinasve, Regi Lushkja merr një goditje të fortë në fytyrë pas topit të gjuajtur nga Musta.

Laci-Flamurtari

Ky moment i shtang të gjithë në fushë, teksa arbitri u kërkon stafeve mjekësore të të dyja skuadrave të vijnë me shpejtësi. Pas një minute, gjendja e lojtarit u përmirësua, por sërish nuk mundi të vazhdojë lojën, duke ia lënë vendin Kallakut.

LIRIDON PASHA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"