VIDEOLAJM/ Luftëtari nxjerr blof Laçin, ja si Cungu konfirmon afrimin e Rapos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 14:37

VIDEOLAJM/ Luftëtari nxjerr blof Laçin, ja si Cungu konfirmon afrimin e Rapos

Vazhdon “lufta” mes Luftëtarit dhe Laçit. Sot klubi gjirokastrit ka dërguar në redaksinë e “Panorama Sport” një video ku trajneri i kurbinasve, Armando Cungu, konfirmon afrimin e Donald Rapos dhe shprehet i kënaqur për faktin se ky lojtar mund të bëj dy-tre pozicione.cungu-lacii

Një ditë më parë, klubi i Laçit përmes një reagimi në faqen zyrtare në “Instagram”, mohonte kategorikisht që trajneri Cungu kishte bërë këtë deklaratë.

Mirëpo, gjithçka është me zë dhe figurë në videon e mëposhtëme, e cila është transmetuar në edicionin e lajmve të RTSH Sport më 8 janar. “Jam i kënaqur dhe i gëzuar që është afruar Rapo, një lojtar i cili tashmë dihet që ka një kontribut në Superligën shqiptare si kapiten i ekipit të Gjirokastrës.rrapo

Është një lojtar polivalent nëse mund të them kështu, pasi mund të bëj dy-tre pozicione dhe kjo është shumë positive për mua si trajner, për ta përdorur aty ku edhe ekipi ka më shumë nevojë”, ka thënë Cungu, ndërsa nuk ka mohuar as bisedimet me lojtarin tjetër nën kontratë me Luftëtarin, Realdo Fili. “Është diskutuar me shumë lojtarë, jo vetëm me Filin. Megjithatë, për momentin nuk ka diçka konkrete”.cungu

Ndërkohë, një ditë më parë klubi kurbinas për trajnerin thoshte: “Në dijenine tonë trajneri kurrë nuk e ka shprehur në asnjë lloj kronike apo interviste zyrtarizimin e kësaj marrëveshje, duke qenë se kjo gjë nuk i është konfirmuar nga asnjëri prej drejtuesve të klubit tonë, madje edhe pas ndeshjes miqesores me Apoloninë, ka shprehur në intervistën e dhënë drejt gazetarit vetëm rikthimin e lojtarit tonë, Irlian Ceka”.

Ndiqni videon e mëposhtme atë çfarë ka thënë Cungu më 8 janar, ku  në pamje duket edhe Rapo teksa stërvitet me kurbinasit:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"