Videolajm/ Bylisi në festë para Teutës, shikoni si prezantohen afrimet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 21:06

Videolajm/ Bylisi në festë para Teutës, shikoni si prezantohen afrimet e fundit

Përpara sfidës së nesërme kundër Teutës, Bylisi ka konfirmuar 5 përforcimet e fundit të merkatos së janarit.

Bylis

Ballshiotët përforcojnë të treja repartet e saj. Pas largimit nga Teuta, Bylisi zyrtarizion qendërmbrojtësin Silvester Shkallën si lojtarin e tij më të ri.

Prurjet e reja vijnë nga brenda dhe jashtë vendit, si: Vasil Zhongo nga Greqia dhe Vicente de Paula Mercedez nga kampionati ukrainas. Ndërsa nga brenda Shqipërisë Bylisi siguron ish-lojtarin e Orikut Gonzales si dhe ish-sulmuesin e Apolonisë Alaudin Sallaku.

Teksa ekipi nesër do të luajë në Durrës, sot ka pasur festë, ku afrimet e reja janë prezantuar me këngë. Lojtarët e rinj janë ngritur mbi karrige dhe kanë kënduar para pjesës tjetër të skuadrës.




/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"