VIDEOl Apolonia-Kukësi/ Fund dramatik në Fier. Ekipi i Shehit fiton mes peripecive në sekondën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2020 | 23:49

VIDEOl Apolonia-Kukësi/ Fund dramatik në Fier. Ekipi i Shehit fiton mes peripecive në sekondën e fundit

Kukësi fiton 1-2 në ndeshjen e parë të vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Me një gol në goditjen e fundit standarde, verilindorët dalin nga ky takim me një rezultat favorizues për të kaluar në fazën tjetër të kompeticionit. Golin e pjesës së parë, shënuar nga Kuper, e ka barazuar Ejoh në të 70-tën. Ishte Mihana që shpërdoroi një rast ideal për vendësit, por në fund Lulaj nuk fal nga goditja e këndit për t’u dhënë verilindorëve avantazhin e triumfit në fushën kundërshtare103284785_2219920931486575_1896117521945198896_o

PJESA E PARË – Apolonia e Mërgjyshit është rreshtuar me skemën 5-4-1 për të përballuar forcën e Kukësit. Mirëpo, vendësit shfaqin pasiguri në atë që duhet të ishte pika më e fortë, qendra e mbrojtjes. Në minutën e dytë, gabim në prapavijë, Kuper del para portës dhe gjuan, por keq dhe pa rrezik. Minutat kalojnë dhe është radha e vendësve me dy tentativa, por pa rezultat. Në minutën e nëntë, sërish pasiguri në qendër, por Kuper nuk ka shënjestrën e duhur. Kukësi administron lojën, ndërsa vendësit janë të ngjeshur në prapavijë.

Në minutën e 32- të, Kotobelli kroson saktë në qendër të zonës, aty ku qendra e mbrojtjes së Apolonisë është e pavendosur saktë. Kuper gjen qetësisht topin dhe fluturimthi gjuan me të djathtën përballë portierit për të shënuar, 0-1. Festa e sulmuesit ganez me pasaportë italiane është në gjunjë me dedikim nga qielli, në nder të Xhorxh Floidit, amerikani që u vra në SHBA nga policia. Në minutat e mbetura, në fillim është Ethemi që gjuan nga jashtë zone, por Harizaj pret pa problem. Më tej, një devijim me kokë i Mihanës pa gjetur kuadratin.kukesi

PJESA E DYTË – Shehi lë në dhomat e zhveshjes autorin e golit dhe hedh menjëherë në fushë Vasil Shkurtajn. Kukësi e nis më kërkues. Por, me minutat që kalojnë, edhe Apolonia vihet në kërkim të golit të barazimit. Një aksion i bukur i vendësve në të 66- tën minutë, Zaimaj bën disa kombinime të bukura me Gjatën dhe në pasimin e fundit për Mihanajn brenda në zonë, largon mbrojtja mike. Insistimi i Apolonisë do të shpërblehet katër minuta më vonë, pasi Ejoh del mrekullisht në sulm nga e majta, kalon në qendër teksa përballë kishte 3 mbrojtës dhe shkarkon të djathtën duke e dërguar sferën në rrjetë për 1- 1.

Minutat kalojnë, të dy trajnerët bëjnë zëvendësimet e tyre teksa Obanor tremb për dëmtimin në gju. Rasti ideal i shpërdoruar është ai i Mihanës, i cili pasi merr një pasim nga Zaimaj në hyrje të zonës, shtyn përpara dhe gjuan, por pa gjetur kuadratin i gjendur vetëm pak metra larg. Si të mos mjaftojë kjo, “ligjësia e futbollit” ndëshkon vendësit. Një këndore për Kukësin në të 3-tën e shtesës dhe harkimin e Gavazajt e gjen saktë me kokë Lulaj në qendër të zonës duke e dërguar sferën në cep të kuadratit. Gol dhe vërshëllima e trefishtë e Xhajës, që e çon Kukësin të avantazhuar për gjysmëfinalen në sfidën e kthimit.

Komenti live:

APOLONIA-KUKËSI 1-2
Ejo 70’/ Kuper 33′, Lulaj 93′

93′ Mbyllet ndeshja. Kukësi fiton mes shumë peripecive ndaj Apolonisë. Bruno Lulaj realizon në frymën e fundit. Kërcen me kokë dhe fiton takimin. Gjyqtari nuk vonon dhe mbyll takimin. 

 

89′ Apolonia kryen zëvendësimin e fundit.

87′ Apolonia i afrohet golit të avantazhit. Mihana del përballë Avdylit, por e dërgon topin mbi traversë.

80′ Largohet Ejo i Apolonisë.

70′ Eurogol i Apolonisë. Ejo “nxjerr jashtë loje” mbrojtësit e Kukësit, godet fort dhe shënon. Gëzon pankina e Apolonisë.

66′ Apolonia shumë pranë barazimit. Fierakët kanë rast të pastë shënimi, por Krasniqi bën heroin.

65′ Faull për Apoloninë në hyrje të zonës së Kukësit.

61′ Zëvendësim te Kukësi. Krasniqi futet në fushë.

58′ Ndalet ndeshja, dëmtohet një lojtar i Apolonisë.

46′ Starton pjesa e dytë e ndeshjes në “Loni Papuçiu”. Vasil Shkurtaj zëvendëson Kuper.

45′ Mbyllen 45 minutat e para në Fier. Kukësi realizon me Kuper, por ende nuk e ka siguruar kualifikimin. 

40′ Apolonia tenton të rihapë ndeshjen. Gjata gjuan pas krosimit, por topi kontrollohet pa probleme nga Avdyli.

 

33′ GOOOL! Krosim i bukur dhe Kuper kërcen mes dy mbrojtësve të Apolonisë, zgjat këmbën dhe dërgon topin në rrjetë.

29′ Kundërsulm i Apolonisë. Fierakët fitojnë goditje nga këndi.

28′ Vazhdon ndeshja me rrjeta të paprekura. Kukësit i mungon shënjestra.

17′ Tjetër rast i mirë për Kukësin. Kuper brenda zonës gjuan fort, por Harizaj i pozicionuar saktë.

15′ Skemë e Kukësit. Ethemi pason për Limajn, por ky i fundit godet keq.

 

14′ Goditje dënimi për Kukësi në zonën e rreptësisë së Apolonisë.

12′ Krosim për Gjatën, por topi është shumë i fortë.

10′ Kuper ka mundësinë të kalojë Kukësin në avantazh, por godet jashtë.

 

9′ Ethemi kërkon të bëjë gjithçka vetë, por neutralizohet nga lojtarët e Apolonisë.

1 Fillon takimi.

FORMACIONET

APOLONIA: Harizaj, Duda, Ejoh (Zoga 80′), Gjata (Kardhashi 90+1′), J.Krasniqi (Kumani 46′), Mehmeti, Mihana, Omeri, Sota, Zaimaj, Asllanaj (Andoni 90′). (Në dispozicion: Cako, Hysenshahaj, Hebeja, Qosanj). Trajner: Artan Mërgjyshi

KUKËSI: Avdyli, Teqja, Domi (Gavazaj 74′), Ethemi, Kotobelli, Limaj (Musta 61′), Maliqi, Musolli (Lulaj 68′), Obanor (Krasniqi 61′), Abazaj, Kuper (Shkurtaj 46′). (Në dispozicion: Xhika, Çema, Hallaçi, Hida, Mateli).

Trajner: Orges Shehi

KARTONË TË VERDHË: Ejoh 70′, Zoga 83′ / Musolli 40′

DELEGAT: Petrit Brahja (Tiranë)

VËZHGUES: Astrit Dervishi (Shkodër)

SPEKTATORË: S’ka

GJYQTARET: Juxhin Xhaja, Gernat Qirici, Rejdi Zaimi (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"