VIDEO/Katër kartona të kuq, si u masakrua Partizani ndaj Benfikës në Ligën e Kampioneve 33 vite më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 23:05

VIDEO/Katër kartona të kuq, si u masakrua Partizani ndaj Benfikës në Ligën e Kampioneve 33 vite më parë

Partizani e ka paguar shtrenjtë incidentin e ndodhur në ndeshjen e parë të Kupës së Kampioneve ndaj Benfikës më 16 shtator 1987. Partizani u mund 4-0 në atë ndeshje në Portugali, por lajm bëri ndëshkimi me karton të kuq i katër futbollistëve, mes tyre edhe portieri Perlat Musta. Benfika e fitoi pjesën e parë me një autogol të Ahmetajt. Në minutën e gjashtë të pjesës së dytë ndeshja merr rrjedhë tjetër ku nis tensionimi pas vendimit të gjyqtarit spanjoll, Pes Perez, (i cili në vitin 1984 kishte gjykuar ndeshjen Shqipëri-Belgjikë 2-0).
FRASHERI

Pikërisht në këtë minutë arbitri ndëshkon me karton të kuq portierin Musta, i cili doli për të grushtuar topin dhe pasi e largoi atë nga zona, ra në tokë së bashku me sulmuesin vendës. Në vend që të jepte goditje dënimi për Partizanin, ai akordon karton të kuq për Mustën. Për protestë, arbitri i nxori kartonin e kuq edhe Niko Frashërit. Në minutën e 72-të kapiteni Arjan Ahmetaj merr kartonin e dytë të verdhë dhe në minutën e 82-të është Lame që ndëshkohet me karton të kuq.
Nand-Ocelli-Partizani-1993-trofeu

Ocelli u mundua të merrte kartonin e pestë të kuq, pasi ashtu përsëritej ndeshja, por arbitri nuk ia dha. Pas kthimit në Shqipëri Partizani dhe të ndëshkuarit u bënë pjesë e penalizimeve. UEFA dënoi Partizanin për atë ngjarje që të mos luante 2 vjet në Europë dhe të ndëshkuarit me karton të kuq që të mos luanin 5 vite në Europë, si dhe ndeshjen e kthimit ia dha Benfikës 3-0 në tavolinë. Veç dënimit të UEFA-s, Federata Shqiptare dënoi Mustën dhe Ahmetajn që të mos luanin në sezonin 1987-1988.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"