Videoja për priftin, Lila “i thërret mendjes”: Deklarata idiote, ndjesë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2017 | 16:55

Videoja për priftin, Lila “i thërret mendjes”: Deklarata idiote, ndjesë!

Andi Lila shprehet i penduar për komentet e bëra ndaj një prifti grek në një video të transmetuar drejtpërdrejt në “Facebook” gjatë grumbullimit me Kombëtaren pak ditë më parë.

Me anë të një postimi në anglisht në rrjetin social pasditen e sotme, mesfushori i PAS Janinës i quan veprimet e tij të pamenduara dhe jo dashakeqe, duke kërkuar ndjesë për të gjithë ata që mund të kenë mbetur të fyer.

31-vjeçari kavajas shpreson që klubi i tij ta hedhë pas krahëve këtë çështje që sipas tij mund të ndikojë për keq në ecurinë e këtij sezoni.

Lila - Sadiku skandal

Postimi i Andi Lilës:

“Disa nga ju mund të kenë parë një video të publikuar disa ditë më parë në internet, ku unë shfaqesha duke bërë disa deklarata mendjelehta në lidhje me një prift. Do të dëshiroja t’i kërkoja falje çdokujt që është ndjerë i fyer, sidomos priftit në fjalë. Ai është një zotëri që e ka PAS Janinën në zemër dhe nuk e meritonte që unë të tallesha me të.

Fjalët e mia ishin të pavend dhe jashtëzakonisht të pandjeshme.

Nuk po mundohem të mbroj veprimet e mia, por këto deklarata u bënë në mënyrë private dhe me shaka, dhe jo me qëllimin për të ofenduar ndokënd. Tani e kuptoj që deklaratat e mia ishin të pandjeshme dhe idiote.

Sjellja ime ishte jashtëzakonisht e papërshtatshme, e papjekur dhe me mungesën e respektit që PAS Janina meriton. Kjo është një shpërqendrim nga qëllimi ynë për të arritur Europën këtë sezon.

Që nga dita e parë unë jam mirëpritur në Greqi dhe nuk kam asgjë tjetër përveç dashurisë dhe përzemërsisë për gjithë popullin grek. Gruaja ime, unë dhe djali ynë i vogël e konsiderojmë Greqinë si shtëpinë tonë dhe ndjehem thellësisht i keqardhur që ndokush mund të jetë ndjerë i ofenduar nga veprimet e mia të mendjelehta.

Edhe një herë kërkoj ndjesë për veprimet e mia dhe shpresoj ta hedhim pas krahëve këtë çështje. Pres me padurim të kthehem në Greqi pas shkëputjes me Kombëtaren. AL”.

Lila ndjesa ne Facebook

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"