Videoja për priftërinjtë, hoxha mbyll debatin: Gabim njerëzor, kërkoj falje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2017 | 18:10

Videoja për priftërinjtë, hoxha mbyll debatin: Gabim njerëzor, kërkoj falje

Imami i xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja, ka folur sërish rreth debatit që shpërtheu pasi publikoi një video ku ai shfaqej bashkë me futbollistët e Kombëtares Andi Lila dhe Armando Sadiku, duke bërë humor me klerikët ortodoksë.

Ahmed Kalaja

“Ishte një gabim njerëzor për të cilin edhe unë edhe Andi kërkuam ndjesë, se fundja fundit prandaj jemi njerëz, që edhe të gabojmë. Shpresojmë që gjëra të tilla kurrë më nuk do të ndodhin  dhe mënyra se si u shit ishte diçka që vërtet të linte për të dëshiruar. Ishte diçka njerëzore, një gabim që e pranojmë, por ja që jemi njerëz dhe nuk dalim dot nga njerëzorja”, tha Kalaja.

Predikuesi i xhamisë së Rrugës së Kavajës ka dhe një mesazh për ata që e kanë sulmuar këto ditë: “Unë i kam falur edhe ata të cilët e keqinterpretuan, ua kam bërë hallall. Zoti i faltë ata dhe ne, se edhe ne bëmë gabim dhe s’duhet të harrojmë gabimin tonë të parin”.

Këto deklarata Kalaja i bëri sot nga Farka, ku falë kontributit të dhjetëra besimtarëve u ndërtua një banesë e re për familjen Biba, e cila prej 14 vitesh jetonte në kushte jashtë normales. Sipas imamit, kjo nismë bamirësie nuk është e fundit. Ai u bëri thirrje të gjithë personave që kanë mundësi që të ndihmojnë nevojtarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"