Videoja e Shkëndijës për Milanin bëri xhiron e internetit, italianët kthejnë përgjigje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 20:01

Videoja e Shkëndijës për Milanin bëri xhiron e internetit, italianët kthejnë përgjigje

Shkëndija postoi sot në faqen e saj zyrtare në Facebook një video dedikuar Milanit, kundërshtarit në fazën “play-off” të Ligës së Europës, ku bënte një krahasim me humor mes dy skuadrave dhe dy qyteteve.

Gjetja gjeniale e tetovarëve për të ndezur atmosferën para ndeshjes së parë në “San Siro” bëri xhiron e internetit dhe u prit shumë mirë nga gjithë opinioni sportdashës.

Disa orë pas postimit të videos nga Shkëndija, erdhi dhe reagimi i faqes zyrtare të Milanit në Facebook. Kjo e fundit komentoi në postimin e Shkëndijës duke përshëndetur shpirtin e garës së treguar nga kuqezinjtë shqiptarë.

milan shkendija

Komenti i Milanit

“Përshëndetje KF Shkëndija. Treguat shpirt të madh të rivalitetit të shëndetshëm. Do të jetë një kënaqësi t’ju presin të enjten në San Siro. Shihemi miq”, shkruan komenti i Milanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"