VIDEO+FOTO/ Surprizë në stërvitjen e Besëlidhjes, mesfushori serb befasohet nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2021 | 14:00

VIDEO+FOTO/ Surprizë në stërvitjen e Besëlidhjes, mesfushori serb befasohet nga…

Besëlidhja është rikthyer te fitoret dhe besimi në kampin lezhjan po rritet ndeshjes pas ndeshje.

beselidhja

Katër fitore e fundit në kampionat kanë rikthyer entuziazmin në skuadër, që duket më e bashkuar se kurrë. Ditën e sotme, klubi lezhjan ka surprizuar futbollistin Sreçko Milivojeviç për 24-vjetorin e lindjes së tij.

presidenti gjok noka

Lojtarët bashke me klubin kanë pritur bashkëlojtarin me një ceremoni të thjeshtë, por shumë domethënëse sa i përket harmonisë së klubit. E gjithë kjo ka qenë një nismë e presidentit të Besëlidhjes, Gjok Noka që është mjaft aktiv në punën e tij në klub.

Këtë javë, lezhjanët sfidojnë Tërbunin në shtëpi, duke ardhur me moral të fortë pas fitores 2-3 ndaj Maliqit dy ditë më parë.

FESTA TE BESËLIDHJA on Vidnews.

Preng Gjikola-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"