VIDEO+FOTO/ Rroca shokohet nga gafa e arbitrit, Istanbulspori nxjerr provat dhe proteston: Gjyqtari e ngatërroi me Abazajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 23:40

VIDEO+FOTO/ Rroca shokohet nga gafa e arbitrit, Istanbulspori nxjerr provat dhe proteston: Gjyqtari e ngatërroi me Abazajn

Klubi i Istanbulsporit, ku aktivizohen 3 ish-futbollistët e Kukësit Eduart Rroca, Kristal Abazaj dhe Valon Ethemi është revoltuar me arbitrin e ndeshjes së  fundit ndaj Samsunsporit, Turgut Doman, i cili nxori me karton të kuq Rrocën në fund të ndeshjes. E gjitha ka të bëjë me një ngatërresë në vendim të kryesorit Doman, pasi Istanbulspori pretendon se Rroca nuk mund të largohej nga fusha kur s’kishte asnjë karton të verdhë. 
istanbulspor-samsunspor-macinda-kural-hatasi-13942091_6843_amp
Klubi i kategorisë së dytë turke publikoi pamjet e dy momenteve në minutën e 59-të dhe të 90’+1 të sfidës së të shtunës. Në minutën e 59-të, Abazaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta. Në kohën shtesë, Rroca shkakton faull dhe gjyqtari akordon karton të verdhë dhe më pas të kuq. Istanbulspori pretendon se Doman ka vepruar totalisht gabim pasi Rroca nuk mund të largohej nga fusha pasi nuk kishte marrë asnjë karton deri në minutën e 90’+1-të. Zyrtarët e klubit kanë paraqitur një relacion dhe notë proteste ndaj Federatës turke të futbollit.
RROCAAAA
Vetë Rroca ka mbetur i shokuar nga ky vendim dhe pavarësisht protestave të lojtarëve të Istanbulsporit, arbitri nuk ka ndryshuar mendim.

“-Minuta e 90’+1. Nga pamjet kuptohet se futbollisti jonë Eduart Rroca është nxjerrë jashtë fushe me karton të kuq, por deri në ato momente ai nuk kishte marrë asnjë karton të verdhë.
RROCAAA
-Pavarësisht faktit se lojtari që u ndëshkua me karton të verdhë minutën e 59-të është Kristal Abazaj, arbitri Doman vlerëson se Rroca ka patur një tjetër karton të verdhë dhe nxjerr të verdhin e dytë e më pas të kuqin duke marrë një vendim totalisht të gabuar, edhe pse lojtarët tanë protestuan”, shkruhet në faqen zyrtare të Istanbulsporit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"