VIDEO+FOTO/ Me kuzhinier dhe pa policë nga Serbia, zbarkon Crvena Zvezda në Shqipëri. Klubi ka një kërkesë shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 22:12

VIDEO+FOTO/ Me kuzhinier dhe pa policë nga Serbia, zbarkon Crvena Zvezda në Shqipëri. Klubi ka një kërkesë shtesë

Skuadra e Crvena Zvezdës zbarkoi në aeroportin “Nënë Tereza” përpara një ore. Kampionët e Serbisë do të akomodohen në hotel “Plaza” në kryeqytet.

118306997_10158869006734884_7456132395241280495_o

Sipas informacioneve, stafi i plotë i Crvenës përbëhet nga 50 persona. Madje klubi ka marrë dhe një kuzhinier serb, i cili do të kontrollojë bashkë me mjekët gatimet për lojtarët, stafin dhe klubin.

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar se do të vinin në Shqipëri me policë serbë, Crvena Zvezda nuk ka marrë forca të posaçme të rendit pasi lojtarët do të izolohen në një kat të veçantë të hotelit “Plaza”. Megjithatë, klubi serb ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të testohen dhe shoferët shqiptarë që do t’i transportojnë në hotel.

118215905_10158869006694884_8467071959110462867_o


View this post on Instagram

Ekipa stigla #zvezdaježivot #fkcz #czv #zvezda #crvenazvezda #ucl #crvenazvezdafk

A post shared by FK Crvena zvezda (@crvenazvezdafk) on


View this post on Instagram

Krećemo za Tiranu ??? #ucl #crvenazvezdafk #crvenazvezda #fkcz #czv #zvezda #zvezdaježivot

A post shared by FK Crvena zvezda (@crvenazvezdafk) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"