VIDEO+FOTO/ Mbledhja urgjente me drejtuesit në mes të fushës, ja çfarë po ndodh te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 17:12

VIDEO+FOTO/ Mbledhja urgjente me drejtuesit në mes të fushës, ja çfarë po ndodh te Vllaznia

Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, sot në orën 17:00 lojtarët e Vllaznisë nuk do të dilnin në stërvitje pa takuar më parë administratorin Suad Lici.100480359_588550758433613_1697298481841963008_n (1)

Të grumbulluar në fushën e Golemit, pak kilometra larg Shkodrës, ata kanë pritur Licin. Ky i fundit ka ardhur dhe menjëherë ka nisur të diskutojë për problematikat që ka klubi dhe kërkesat emergjente të futbollistëve.

Ashtu siç duket edhe në videot që janë më poshtë, debati mes Licit dhe lojtarëve vazhdon. Këta të fundit janë të vendosur që në rast se nuk marrin rrogat, të bojkotojnë stërvitjen.

 

 

1 (1) 2 (1) 3 (1) 4 (1) 5 (1) 6 (1)

 Admir Uruçi-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"