VIDEO+FOTO / I pirë dhe duke tradhtuar gruan, Uejn Runi e pëson nga një bionde

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 18:01

VIDEO+FOTO / I pirë dhe duke tradhtuar gruan, Uejn Runi e pëson nga një bionde

Uejn Runi duket se nuk ka ndër mend të ndryshojë kurrë. Ish-sulmuesi i Anglisë, tashmë trajneri I Derbi Kaunti, vazhdon të bëjë bujë me jetën e tij të shthurur. Historitë e tij të tradhtisë bashkëshortore në vitet kur ishte futbollist kanë bërë shpesh bujë, ashtu si edhe lajmet se shpesh ishte nën efektet e alkoolit.

sdfdsfsdf

Duket se kjo situatë vazhdon edhe tani dhe pamjet e reja kompromentuese i ka publikuar një bionde, e cila me sa duket ka kaluar një natë të nxehtë me ish-sulmuesin.

dfssdfsdfsf

Pamjet kanë qarkulluar fillimisht në Snapchat e më pas janë shpërndarë edhe në rrjetet e tjera sociale duke përfunduar në Twitter.

sdfsdfsdf

Vajza e paidentifikuar ende, ka shpërndarë foto në klub me Runin, duke u puthur me të. E më pas në një dhomë hoteli, ku është edhe një femër tjetër. Aty Runi duket sikur nuk është në gjendje të qëndrojë zgjuar, me sa duket nën efektet e alkoolit, aq sa një nga vajzat ka fotografuar tjetrën që bënte poza provokuese pranë fytyrës së ish-sulmuesit, i cili ishte në gjumë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"