VIDEO+FOTO/ Festë me miq dhe DJ në shtëpi, futbollisti i njohur i Kosovës bëhet çështje në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 23:25

VIDEO+FOTO/ Festë me miq dhe DJ në shtëpi, futbollisti i njohur i Kosovës bëhet çështje në Kroaci

Media sportive dhe publiku janë irrituar kur kanë parë në lajme festën e futbollistit të Dinamo Zagrebit dhe Kosovës Lirim Kastrati, i cili organizoi festë për ditëlindjen e tij me shumë miq në banesë.
56558_untitled-design-qah3n9k_f

Shkak u bë e dashura e 22-vjeçarit, Andjela Stimaç, e cila publikoi fotot e festës në shtëpinë e partnerit të saj. Duke patur parasysh pandeminë që po kalon bota prej koronavirusit, festa e Lirim Kastratit është konsideruar si e papërshtatshme nga media.

Por, pavarësisht pakënaqësisë së krijuar, klubi i Dinamo Zagrebit doli me qëndrim zyrtar dhe theksoi se nuk është rrezikuar jeta e asnjë personi në këtë festë dhe për rrjedhojë, Lirim Kastrati nuk do të penalizohet nga klubi.

Edhe në të kaluarën futbollisti i Kosovës është disa problem me festat e shumta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"