Video/Dortmundit i duhen penalltitë për t’u kualifikuar në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2017 | 23:44

Video/Dortmundit i duhen penalltitë për t’u kualifikuar në çerekfinale

Borusia e Dortmundit vuan, megjithatë ia del të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Ekipit verdhezi iu nevojitën penalltitë për të eliminuar Hertën e Berlinit në shtëpi.

Rojs gol Hertes

Në “Sinjal Iduna park”, të besuarit e Tomas Tuhelit u shtangën nga goli i Salomon Kalusë në minutën e 27-të, por reaguan menjëherë pas pushimit mes pjesëve duke barazuar me kapitenin Marko Rojs (48’).

Minutat e mbetura nuk e ndryshuan rezultatin e kohës së rregullt, ndërsa gola të tjerë nuk pati as në shtesën 30-minutëshe.

Nga pika e bardhë skuadra vendase u tregua më e saktë duke realizuar tri nga katër gjuajtjet (Pulisiç gaboi), ndërsa miqtë e çuan topin në rrjetë vetëm dy herë në pesë gjuajtje. Si për ironi të fatit, 11-metërshin e fundit e humbi pikërisht Kalu.

Me Dortmundin plotësohet edhe kuadri i tetë ekipeve që do të presin shortin për të mësuar rivalët në raundin e ardhshëm: Arminia Bielefeldi, Hamburgu, Bajerni i Mynihut, Borusia Mynshengladbahu, Shalke 04, surpriza Sportfrojnd Lote dhe Aintrahti i Frankfurtit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"