VIDEO/Besa fiton me përmbysje përballë Erzenit, portieri i miqve “i fal” golin kavajasve me gafën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 16:04

VIDEO/Besa fiton me përmbysje përballë Erzenit, portieri i miqve “i fal” golin kavajasve me gafën e tij

Skuadra e Besës ka arritur të fitojë 3-1 ndeshjen e javës së 4-të, në grupin A të Kategorisë së Parë, përballë Erzenit. Ndeshja filloi që në minutën e 15-të me avantazhin e miqve falë një 11-metërshi.

besa

Më pas në minutën e 29-të, është portieri Dajsinani i shijakasve që me gafën e tij, i dhuron topin Shabanit i cili me portën e boshatisur nuk fal. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në të dytën ishin Morina dhe Kaja ata të cilët i dhanë fitoren Besës.

 

Pas javës së katërt, Besa qëndron e dyta në renditje, me 9 pikë, vetëm 1 pikë pas Kastriotit kryesues, që dje pati ndalesën e parë të sezonit, në një barazim. Ndërsa Erzeni mbetet në vendin e 4-t me 6 pikë.

Renditja

renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"