VIDEO/ Zyrtarisht në Euro 2020, Turqia feston kualifikimin me një barazim ndaj Islandës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 20:32

VIDEO/ Zyrtarisht në Euro 2020, Turqia feston kualifikimin me një barazim ndaj Islandës

Turqia ka barazuar në shtëpi me rezultatin 0-0 ndaj Islandës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.tufan.turchia.scivola.palsson.islanda.2019.20.750x450

Turqisë i mjaftonte vetëm një barazim për të siguruar kualifikimin, dhe pikërisht atë ka marrë, teksa barazoi një ndeshje, të cilën e dominoi nga fillimi deri në fund.

Me këtë pikë të marrë Turqia shkon në vendin e parë me 20 pikë, ndërsa Islanda qëndron në vendin e tretë me 16 pikë, kur duhet edhe një ndeshje nga fundi i eliminatoreve. Të dyja skuadrat bëjnë pjesë në grupin H, aty ku është edhe Shqipëria me Francën, me këta të fundit që ndodhen në kuotën e 19 pikëve dhe luajnë sot me Moldavinë.

Për të kaluar te ndeshja, vendasit turq e dominuan lojën duke pasur shumë raste shënimi, por nuk ia dolën. Miqtë provuan t’i kapnin në barazim, por përsëri nuk ia dolën, pasi vendasit ishin shumë të vëmendshëm pas.

Për më shumë shikoni videon me rastet e ndeshjes:

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"