VIDEO / “Zotërinj, e kemi në dorë ku*vën”, shihni festën e presidentit të Federatës Polake në dhomat e zhveshjeve në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2021 | 0:10

VIDEO / “Zotërinj, e kemi në dorë ku*vën”, shihni festën e presidentit të Federatës Polake në dhomat e zhveshjeve në “Air Albania”

Ndeshja ndaj Shqipërisë ka qenë padyshim e rëndësisë maksimale për Poloninë. Një rezultat negativ do të nxirrte polakët nga loja dhe për ta ishte frymëmarrje kur siguruan tre pikët në ndeshjen plot peripeci në ”Air Albania”. Natyrshëm, për ta kishte shumë eufori pas sfidës, të cilës nuk i ka shpëtuar presidenti i Federatës Polake, Cezari Kulesza.

presidenti

Ai ka publikuar një video ku shfaqet vetë në dhomat e zhveshjeve ndërsa ndjek lojtarët që festojnë e duartrokasin për këtë sukses. Ndërsa më vonë, të gjithë bëhen gati për një fjalim të tij. por ai tha vetëm një frazë që shprehte më së miri shpërthimin emocional pas suksesit në këtë sfidë delikate.

“Zotërinj, e kemi në dorë ku*vën”, tha ai para lojtarëve duke sjellë të qeshurat dhe reagimet e këtyre të fundit. Kulesza i referohej faktit se tashmë kishin vetë fatin në dorën e tyre, pasi më parë ishin në ndjekje të Shqipërisë e tashmë mund të tentojnë vetë vendin e dytë në grup në bazë të rezultateve të tyre.


Ai ka kërkuar ndjesë në mesazhin që shoqëronte këtë video. “Pas ndeshjes në Tiranë, emocionet ishin të shkëlqyera. Më vjen keq por ishte e pamundur që ta shprehja ndryshe:”, shkruante ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"