VIDEO/ Zomer gradohet menjëherë titullar, Bajerni e nis vitin e ri kalendarik me… barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2023 | 22:35

VIDEO/ Zomer gradohet menjëherë titullar, Bajerni e nis vitin e ri kalendarik me… barazim

Bajerni i Mynihut e ka nisur vitin e ri kalendarik 2023 me barazim. Kampionët në fuqi të Bundesligës, nuk shkuan me shumë se rezultatin 1-1 ndaj Lajpcigut, në duelin e vlefshëm për javën e 16-të të kampionatit.

Bajern

Bavarezët kaluan të parët në avantazh me anë të Çupo-Moting në minutën e 37-të, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë ishin vendasit që vendosën baraspeshën me anë të Halstenberg në minutën e 52-të, teksa minutat në vijim nuk prodhuan gola.

Lajpcig

Një fakt interesant është se titullar te Bajerni në këtë duel, u aktivizua portieri zviceran, Jan Zomer, i zyrtarizuar ditën e djeshme. Ai zëvendëson kështu  Manuel Nojerin, i cili u dëmtua gjatë pushimeve të dimrit dhe do të qëndrojë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.

Me këtë barazim, Bajerni u ngjit në kuotën e 35 pikëve, 5 më shumë se Frajburgu i vendit të dytë që ka dhe një ndeshje më pak.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"