VIDEO/ Zjarr në tren, 760 tifozë i shpëtojnë një tragjedie të rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 10:43

VIDEO/ Zjarr në tren, 760 tifozë i shpëtojnë një tragjedie të rëndë

Rreth 760 tifozë të Fraiburgut i kanë shpëtuar një tragjedie të rëndë teksa ktheheshin në shtëpi nga transferta në Berlin. Çfarë ndodhi?

555

Në orën 20:00 teksa tifozët e skuadrës së Fraiburgut po udhëtonin me trenin e linjës Berlin-Fraiburg, mori flakë pas problemeve në sistemin e ajrimit.

TRENI I DJEGUR

Fatmirësisht nuk pati viktima dhe 200 forcat e zjarrfikëses kanë arritur të shuanin flakët rreth orës 22:00.

FHFHGHG6

Sipas “Bild”, ka pasur vetëm disa tifozë të cilët ishin të shokuar nga ngjarja, por gjendja e tyre është e mirë. Kujtojmë se Fraiburgu u mund nga Union Berlin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Bundesligës gjermane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"