VIDEO/ Ziri e bën baltë në Flamurtari-Bylis, akordon penallti inekzistente dhe lë gol 2 minutë mbi shtesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 11, 2020 | 15:41


VIDEO/ Ziri e bën baltë në Flamurtari-Bylis, akordon penallti inekzistente dhe lë gol 2 minutë mbi shtesën

Ndeshja e djeshme në Vlorë ka qenë me polemika dhe e kontestuar nga vlonjatët. Me të drejtë. Në minutën e 62-të Qarri brenda zonës së Flamurtarit largon topin nga këmbët e Peçit, por ky i fundit rrëzohet dhe akordohet penallti.

ntepe1

Ziri në mënyrë të gabuar akordon 11-metërsh në favor të ballshiotëve, pasi pamjet televizive tregojnë se Qarri ka larguar topin dhe nuk ka penguar sulmuesin ballshiot. Me të drejtë edhe protestat e vlonjatëve kundrejt arbitrit të ndeshjes.

Në minutën e 77-të Murataj brenda zonës së Bylisit pengon nga pas me këmbë dhe duke e shtyrë me duar Rrapajn, duke i shkaktuar penallti. Këtë herë vendimi i kryesorit Ziri, i gjendur pranë, është i drejtë.

Nga arbitri i katërt dje është akorduar një shtesë prej pesë minutash, mirëpo faulli që ka sjellë golin e 3-të të ballshiotëve është akorduar në minutën e shtatë të shtesës. Më tej vjen edhe goli i fitores nga ballshiotët dhe Flamurtari proteston me të drejtë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com