VIDEO/ Zikaltërit “tmerrojnë” vëllezërit Inzagi! Atalanta turpëron Lacion në shtëpi me “poker” golash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2020 | 23:55

VIDEO/ Zikaltërit “tmerrojnë” vëllezërit Inzagi! Atalanta turpëron Lacion në shtëpi me “poker” golash

Duket se dita e sotme ka qenë me fat për zikaltërit. Pas Interit që shkatërroi Beneventon e Filipo Inzagit 5-2, edhe zikaltërit e Atalantës shkatërruar 4-1 Lacion, që drejtohet nga një tjetër Inzagi, Simone.ATALANTA

Bergamaskët treguan edhe një herë se janë në formë të shkëlqyer, ashtu si në dy sezonet e fundit. Ishin Gosens, Hatebur dhe Alejhandro Gomez, që realizuan në pjesën e parë për ta dërguar Atalantën në dhomat e zhveshjes në avantazh të trefishtë.

Pjesa e dytë ishte disi më ndryshe, teksa Kaisedo shënoi për ekipin e Inzagit në minutën e 57’ duke kthyer shpresën te lacialët, por këto shpresa i mbylli Gomez, i cili shënoi për Atalantën në minutën e 61’, duke e ruajtur këtë rezultat deri në fund.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"