VIDEO/ Zhgënjim total, Shqipëria e Panuçit në errësirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2018 | 21:35

VIDEO/ Zhgënjim total, Shqipëria e Panuçit në errësirë

Shqipëria e Kristian Panuçit vazhdon të zhgënjejë. Pas humbjes ndaj Kosovës me rezultatin 0-3, kuqezinjtë janë mposhtur edhe nga Ukraina me rezultatin e thellë 1-4 duke zhgënjyer totalisht.

pj2

Gabime amatoreske dhe loja e dobët e të gjitha reparteve, i shkaktoi humbjen e dytë radhazi Kombëtares. Konopianka dhe Jarmolenk shënuan nga 2 gola për miqtë. Ndërsa për Shqipërinë shënoi Emanuele Ndoji. Ky ishte goli i parë me fanellën e Kombëtares për mesfushorin nga Mirdita.

Dexza32WAAE3PbU-e1528041996731-780x439

SHQIPËRI-UKRAINË 1-4

Ndoj 88′ /  Konopianka 30′, 90′, Jarmolenko 35′, 45′

90′ GOL Ukraina 1-4. Konopianka shënon lehtësisht pas një gabimi amatoresk të mbrojtjes. 

88′ GOOOOL Shqipëria 1-3. Emanuele Ndoji shënon golin e parë me fanellën kuqezi, pas një gjuatje të bukur nga brenda zonës.

87′ Gabim amatoresk në mbrojtjen kuqezi, shtylla shpëton Kombëtaren nga goli i katërt.

83′ Fantastik Etrit Berisha, i cili fluturon në trekëndësh, për t’i mohuar golin e 4-t, Ukrainës.

81′ Shqipëria provon të shënojë golin e nderit, por portieri Lunin, fiton duelin me Balajn dhe largon rrezikun.

75′ Ukraina menaxhon avantazhin duke qarkulluar topin.

68′ Ukraina shënon dhe kolin e 4-t me Seleznov, por anulohet për pozicion jashtë loje.

65′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Lilaj, vendin e tij e zë Arlind Ajeti.

58′ Pranë golit Shqipëria, ishte përsëri Sabjen Lilaj, gjuajtja e mesfushorit korçar përfundon jashtë kuadratit.

57′ Një tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Manaj, vendin e tij e zë Çikalleshi.

53′ Shqipëria provon të shënojë me Lilajn, gjuatja e futbollistit kuqezi përfundon jashtë kuadratit.

52′ Pranë golit të katërt Ukraina, por gjuajtja e Seleznov është devijuar në këndore.

47′ Pranë golit Shqipëria me Ndojin, gjuajtja e mesfushorit ka përfunduar ngjitur me shtyllën.

46′ Starton pjesa e dytë, Shqipëria e nis me zëvendësime. Largohet Roshi, në fushë Memolla. Gjithashtu largohet Lenjani, vendin e tij e zë Balaj.

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri-Ukrainë 0-3.

Pjesa e pare

45′ GOL Ukraina 0-3. Futbollistët kuqezi ecin në fushë, Jarmolenko shënon me lehtësi golin e tretë. 

39′ Pranë golit të tretë Ukraina me sulmuesin Biesedin, por Berisha ka shpërtuar portën nga goli i tretë.

38′ Qaka dhe Roshi kombinojnë bukur, mesfushori fierak, nxitohet dhe gjuan nga larg, topi përfundon në duart e portierit.

35′ GOL Ukraina 0-2. Mbrojtje katastrofike! Jarmolenko dhuron spektakël në zonë dhe dyfishon rezultatin. 

34′ Goditje dënimi tepër e favorshme për Shqipërinë, provon Manaj, por topi ndalet nga muri mbrojtës.

30′ GOL Ukraina 0-1. Mbrojtja kuqezi vazhdon të fusë ujë. Ukrainasit bëjnë ç’të duan në zonën kuqezin, ndërsa Konopianka kalon në avantazh të tijët. 

29′ Roshi rikuperon një top në të djathtë pason për Manajn, i cili eziton për të pasuar, duke shpërdoruar  një rast.

26′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria, largohet Ramadani i dëmtuar, vendin e tij e zë Kamer Qaka.

18′ Pranë golit Ukraina me kapitenin Jarmolenko. Sulmuesi ka provuar me një gjuatje të fuqishme brenda zonës, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

16′ Një tjetër rrezik në portën e Berishës, provon Konopianka, por topi devijohet në goditje këndi nga Gjimshiti.

13′ Minuta të mira për Shqipërinë, Sabjen Lilaj, provon me një gjuatje nga larg, topi grushtohet nga portieri ukrainas.

11′ Përsëri rrezikshëm Shqipëria, Mavraj gjuan me kokë, pas një harkimi nga këndi, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

8′ Kundërpërgjigjet Ukraina me Jarmolenkon, por largojnë rrezikun, Hysaj dhe Berisha.

6′ Hysaj jep një super asist për Lenjanin, i cili del përballë portierit dhe gjuan jashtë kuadratit, rast i shkëlqyer.

4′ Sinjali i parë i rrezikshëm në portën e Berishës, Burda provon me kokë, topi kalon ngjitur me shtyllën.

3′ Ukraina hidhet menjëherë në sulm në kërkim të zonës, Jarmolonko, depërton bukur nga e djathta, futet në zonë port Veseli i ndrëhyn dhe e dërgon topin në këndore.

1′ Ka nisur takimi.

FORMACIONET

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoji, Ramadani, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi

Ukraina: Lunin, Butko, Krivtsov, Burda, Sobol, Marlos, Zinçenko, Malinovski, Jarmolenko, Besedin, Konoplianka.Trajner: Andri Shevçenko

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"