VIDEO/ Zhgënjim i madh në Kupën e Afrikës, eliminohen pretendentët e Ganës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 23:05

VIDEO/ Zhgënjim i madh në Kupën e Afrikës, eliminohen pretendentët e Ganës

E çuditshme, por e vërtet! Kombëtarja e Ganës, që u cilësua si një nga pretendentet për të fituar Kupën e Afrikës, është eliminuar duke grumbulluar vetëm 1 pikë në 3 ndeshje.

Gana

Ganezët u renditën në vendin e fundit të grupit C, me vetëm 1 pikë. Skuadra e drejtuar nga serbi Rajevac, u mposht ditën e sotme nga Komoros, me rezultatin 2-3, duke i dhënë lamtumirën këtij kompeticioni. Gana bënte pjesë në të njëjtin grup me Marokun, Gabonin dhe Komoros.

Ndërkohë në sfidat e tjera të zhvilluara ditën e sotme, Gaboni barazoi 2 me 2 me Marokun. Senegali nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Malavia. Rezultat surprizë u regjistrua edhe në sfidë mes Zimbabve dhe Guinese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"