VIDEO/ Zhgënjen Roma, verdhekuqtë shokohen në shtëpi nga Spali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 17:22

VIDEO/ Zhgënjen Roma, verdhekuqtë shokohen në shtëpi nga Spali

Skuadra e Romës ka zhgënjyer në ndeshjen e saj të nëntë në kampionatin italian. Ekipi i drejtuar nga trajneri Di Françesko nuk arriti që të mposhtte në shtëpi skuadrën e Spalit. Megjithëse e zotëroi topin në pjesën më të madhe të lojës, ekipi verdhekuq nuk arriti të gjente golit.

bandicam 2018-10-20 17-19-40-396

Por atë që nuk bëri dot Roma e bën Spali në minutën e 38 nga pika e bardhë e 11 metërshit me lojtarin Petanja. Ndërsa me fillimin e të dytës, aty ku pritej një reagim i romanistëve është përsëri Spal i cili dyfishon rezultatin në minutën e 56. Me këtë humbje ekipi i Romës tashmë e shikon veten në vendin e 6 – të tabelës së renditjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"