VIDEO/ Zhgënjen Majlinda Kelmendi, kampionia e botës eliminohet që në start të Lojërave Olimpike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 8:37

VIDEO/ Zhgënjen Majlinda Kelmendi, kampionia e botës eliminohet që në start të Lojërave Olimpike

Fituesja e medaljes së artë në Rio 2016 me Kosovën, Majlinda Kelmendi ka zhgënjyer në Lojërat Olimpike duke u eliminuar që në raundin e parë.

mm

Kelmendi kishte përballë rivalen hungareze Reka Pup në kategorinë 52 kilogramë, me këtë të fundit e cila u tregua më e saktë dhe fitoi sfidën në ‘’golden score’’ pasi në kohë të rregullt nuk pati fitues.

mmmm

Një befasi kjo e xhudistes shqiptare, pasi të gjithë sytë ishin nga ajo dhe pritëshmëritë ishin të mëdha. Humbja e Kelemendit ka bërë bujë në media pasi vinte si kampione absolute duke u eliminuar që në start.

Ndërpritet këtu aventura për xhudisten 30 vjeçare, teksa Kosova arrit një tjetër sukses historik ditën e djeshme duke fituar medalje ari në xhudo me Distria Krasniqin në kategorinë 46 kilogramë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"