VIDEO/ Zhezus shkëlqen me Arsenalin, Siti fiton me goleadë në shtëpi. Njihuni me rezultatet e sfidave të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 18:08


VIDEO/ Zhezus shkëlqen me Arsenalin, Siti fiton me goleadë në shtëpi. Njihuni me rezultatet e sfidave të Premier Ligës

Arsenali ka regjistruar një tjetër fitore në këtë sezon të ri të Premier Ligës ku protagonisti absolut ka qenë braziliani Gabriel Zhezus me dy gola dhe dy asist në fitoren 4-2 kundër Leister, sfidë ku gjeti golin dhe Granit Xhaka.

pc5YZfyx8X0eTBK

Siti ka fituar bindshëm në shtëpi me rezultatin 4-0 kundër Bournmuthit, me Erling Haland që regjistroi në asist por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Në sfidat e tjera të orës 16:00 skuadrat u ndalën në baraspeshë, ku sfida mes Sauthempton dhe Lids prodhoi katër gola.

REZULTATET FINALE:

Arsenal-Leister 4-2

Siti-Bournmuth 4-0

Sauthempton-Lids 2-2

Uolvs-Fulham 0-0

PANORAMASPORT.AL