VIDEO/ Zhezus bën një penallti qesharake, Mesi mund i vetëm Brazilin. Argjentina i falet “pleshtit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 20:05

VIDEO/ Zhezus bën një penallti qesharake, Mesi mund i vetëm Brazilin. Argjentina i falet “pleshtit”

Një gol i Lionel Mesit, i dha fitoren Argjentinës me rezultatin 0-1, në miqësoren e luksit përballë Brazilit.


mesi argjentina

Ndeshja u vendos që në minutat e para, ku ndodhi edhe vendosja e rezultatit. Brazilianët fituan një penallti në minutën e 10-të, por Gabriel Zhezus e ekzekutoi në një mënyrë qesharake, duke e nxjerrë jashtë.

mesi

Vetëm 3 minuta më pas, ishte radha e Mesit të fitonte një penallti, të cilën e mori përsipër po vetë. “Pleshti” goditi majtas, por Alison ia priti. Gjithsesi, në topin e kthyer, Mesi nuk pati vështirësi ta çojë topin në fundin e rrjetës.

Në pjesën e dytë Argjentina pati raste të tjera për të shënuar, por Alison në disa momente u tregua vendimtar. Më tej, zëvendësimet e shumta bënë që ekipet të ndryshonin nga loja fillestare. Në fund, ishte Argjentina që doli fitimtare falë golit të Mesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"