VIDEO/ Zhegrova bën Mesin, por i prish debutimin Tramezanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 19:05

VIDEO/ Zhegrova bën Mesin, por i prish debutimin Tramezanit

Bazeli ka marrë një fitore të vuajtur në javën e 10-të të kampionatit zviceran duke munduar Sionin vetëm falë golit të Edon Zhegrovës.

zhegrova

Sulmues shqiptar bëri Mesin në minutën e 90-të të takimit, duke dribluar dy kundërshtarë për të mposhtur portierin me një silurë.

Një super gol nga Zhegrova që ka pushtuar mediat europiane duke treguar dhe një herë talentin e madh që e karakterizon 22-vjeçarin.

Ky gol nuk i shërbeu aspak ish-ndihmësit të De Biazit te Kombëtarja, Paolo Tramezani të cilit iu prish debutimi në sfidën e parë në stolin e Sionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"