VIDEO/ Zhbllokohet sulmi, Kukësi rikthehet tek fitorja pas 7 ndeshjesh. Kastrioti në tapet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 21:55

VIDEO/ Zhbllokohet sulmi, Kukësi rikthehet tek fitorja pas 7 ndeshjesh. Kastrioti në tapet

Kukësi ka arritur të marrë një tre pikësh me vlerë, duke triumfuar ndaj Kastriotit me rezultatin 0-3, dhe duke lënë pas ecurinë negative që zgjaste prej 7 ndeshjesh pa fitore.

Kastrioti Kukesi

Ishte një sfidë e luftuar nga të dyja krahët, por ishte skuadra verilindore ajo që i shfrytëzoi saktë rastet që kishte përpara porte me Ezenë i cili ishte heroi i takimit me një dopietë, dhe golin e tretë duke i vendosur kapakun kësaj sfide ishte Bruno Lulaj.

Me këtë sukses ekipi i Mirel Josës renditet në vendin e 6 në kuotën e 35 pikëve, ndërsa skuadra e Kastriotit klasifikohet në vendin e 7 në kuotën e 30 pikëve.

FT| KASTRIOTI 0-3 KUKËSI

Eze 50′, 60′, Lulaj 71′

KOMENTI LIVE:

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt akordon 4 minuta shtesë.

84′ Kastrioti ka kryer zëvendësimin e katërt teksa është larguar Moraesh duke i bërë vend Deliajt.

82′ Kukësi bën zëvendësimin e katërt, largohet Demiri dhe Tsintsadze dhe futen Kotobelli dhe Limaj.

74′ Kukësi kryen dy zëvendësime teksa largohen nga loja Baravikas dhe Gashi për tu aktivizuar Dragoshi dhe Peposhi.

73′ Kastrioti bën zëvendësimin e tretë, largohet Rezi dhe në vendin e tij është Zhivanaj.

 71′ GOOOOOOL KUKËSI 0-3! Bruno Lulaj tregohet i saktë teksa merr një pasim në zonë dhe godet në portë duke mposhtur Isli Hidin. 

Goli i Bruno Lulajt on Vidnews.

60′ GOOOOOL KUKËSI 0-2! Eze realizon të dytin pas njjë pasimi të saktë në shtyllën e dytë nga Tsintsadze dhe sulmuesi i verilindorëve shënon golin e dytë për këtë takim dhe të dytin personal.

Goli i dytë i Ezesë on Vidnews.

56′ Çela ndëshkohet me karton të verdhë.

53′ Kastrioti kryen dy zëvendësime, largon Patrik Bardhin dhe Nuriun në vend të Dajçitn dher Okebugu.

50′ GOOOOOL KUKËSI 0-1! Patrik Eze kalon në avantazh verilindorët pas një aksioni kundërsulmi duke iu shkëputur Shkallës pas shpine dhe Eze godet në portë duke i qenë i saktë.

Goli i Ezesë on Vidnews.

48′  Mehmeti dhe më pas Rezi humbasin shansin e golit të parë të Kastriotit, ku Rezi pak metra nga porta humbi një rast të pagabueshëm

Rezi humbet shansin e artë on Vidnews.

45′ Starton pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë!

45′ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë.

40′ Nuriu ndëshkohet me karton të verdhë.

34′ Rast i pastër për Kastriotit teksa me Rezin në zonë me një kthesë të rrezikshme nuk mundi dot të godiste në portë.

33′ Baravikas ndëshkohet me karton të verdhë.

24′ Një goditje dënimi për Kastriotin bën që Demiri dhe Neziri të kenë një moment nervozizmi me duar.

Neziri- Demiri on Vidnews.

22′ Demiri ndëshkohet me karton të verdhë.

17′ Pas disa kombinimeve të bukura të skuadrës krutane, pasimi i fundit për në zonë nuk shkoi pasi dy lojtarët krutanë Rami dhe Moraesh nuk kuptohen.

13′ Taipi përfundon në pozicion jashtë loje pas një tentative në portë të Kurdiç.

4′ Rezi merr një top pas shpine dhe godet drejt portës, por topi përfundon në goditje këndi

1′ Starton sfida

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOTI: Hidi, Neziri, Shkalla, Çela, Rami, Moraes, Mehmeti, Nuriu, Bardhi, Prodani, Rezi. Trajner: Ramazan Ndreu.

KUKËSI: Tafa, Baravykas, Bytyçi, Kurdiç, Demiri, Lulaj, Tsintsadze, Taipi, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa.

WhatsApp Image 2021-04-10 at 12.25.15

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"