VIDEO/ Zhbllokimi i Higuain nuk mjafton, Milani ngec ndaj Kaljarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 22:26

VIDEO/ Zhbllokimi i Higuain nuk mjafton, Milani ngec ndaj Kaljarit

Milani nuk shkoi më shumë se një barazim, në ndeshjen e javës së katërt në Seria A, ndaj Kaljarit. Ekipi i Gatuzos, e nisi menjëherë në tatëpjetë ndeshjen, pasi u ndëshkua që në minutën e katërt, nga një gol i Zhoao Pedros.

higuain

Kuqezinjtë provuan të reagojnë, por golin e barazimit e gjetën vetëm në minutën e 56-të me Gonzalo Higuain, i cili shënoi edhe golin e parë me fanellën e “djallit” këtë sezon.

Deri në fund, nuk pati më ndryshim rezultati, dhe Milani e Kaljari ndanë nga një pikë. Vendasit, mbeten në kuotën e 5 pikëve, në vendin e 12-të, ndërkohë që Milani, edhe me ndeshjen ndaj Xhenoas për të rikuperuar, mbetet në vendin e 15-të, me 4 pikë në klasifikim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"