VIDEO / Zgjimi në fund nuk mjafton, Kukësi dhe Vllaznia ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2022 | 23:54

VIDEO / Zgjimi në fund nuk mjafton, Kukësi dhe Vllaznia ndajnë pikët

Kukësi dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola, në duelin mes dy skuadrave të cilat ndajnë edhe vendin e tretë në renditjen e Superiores.

kukesi vllaznia

Pritej një duel i fortë, mes dy skuadrave të cilat kanë pretendime për të qenë pjesë e Europës e mendonin deri pak javë më parë edhe për titullin kampion. Por në fushën e lojës nuk është shfaqur një gjë e tillë përkundrazi. Dy ekipet dhuruan një lojë që la shumë për të dëshiruar, me gabime të shumta edhe në gjërat e thjeshta dhe të përqendruar vetëm për të mos pësuar gol.

Emocionet erdhën vetëm në minuat e fundit të sfidës, kur dy ekipet dolën pak nga skemat dhe improvizuan në kërkim të golit. Por askush nuk ia doli të çonte topin në rrjetë e kështu, ndeshja u mbyll pa gola.

KUKËSI-VLLAZNIA 0-0

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90’+1’ Goditje dënimi ballore e Kukësit, Milunoviç tenton direkt katërkëndorin por gjen të gatshëm Zogoviç i cili grushton.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Ndreca i lë vendin në fushë Sulës në radhët e Kukësit.

88’ Çoba hyn në fushën e lojës në vend të Krujës në radhët e Vllaznisë.

85’ Mustedanagiç driblon De Lukas në zonë dhe gjuan menjëherë, por nuk gjen katërkëndorin e Tafas.

84′ Marku ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Palokës.

80’ Aksion i Kukësit në krahun e djathtë me Taipin. Ky i fundit harkon për Feizhao, i cili gjuan pak hapa larg portës, por gjen reagimin e Zogoviç e më pas largon Bulatoviç.

73’ Aralica i afrohet golit me një gërshërë spektakolare. Tafas fluturon dhe i mohon festën sulmuesit të Vllaznisë me një grushtim të jashtëzakonshëm.

69’ Mustedanagiç edhe Paloka hyjnë në lojë në radhët e Vllaznisë në vend të Heriç dhe Gjurgjeviç.

66’ Taipi provon me një goditje dënimi ballore, gjuajtja e tij me të majtën kalon murin mbrojtës por përfundon jashtë katërkëndorit të kuqebluve.

58’ Bulatoviç ndëshkohet me karton të verdhë.

56’ Puntus lë fushën e lojës, duke i bërë vend Markut në rreshtimin e Kukësit.

53’ Puntus është në pozicion të favorshëm për të shënuar por nuk ka kontaktin e duhur me topin. Më pas Milunoviç mundohet të kthejë përsëri sferën në qendër, por pa shumë sukses pasi Feizhao është në pozicion jashtë loje.

47’ De Lukas provon përsëri me një gjuajtje nga jashtë zonës në pozicion ballor, sfera kalon jashtë katërkëndorit pa shqetësuar Zogoviç.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime të tjera në radhët e dy ekipeve.

45’+7’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola.

45’+2’ Gjurgjeviç ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

45’ Jepen 6 minuta shtesë.

40’ Harkim nga e djathta në zonën e Kukësit, Tafas del dhe nuk lejon Latifin të godasë me kokë.

39’ Basha niset i vetëm në kundërsulm dhe del para Zogoviç. Gjuajtja e tij kalon portierin por ndalet nga traversa. Megjithatë, sulmuesi vlerësohet në pozicion jashtë loje në atë aksion.

36’ Shumë gabime në pasime nga të dy skuadrat që nuk arrijnë të shfaqen rrezikshëm para portave kundërshtare.

31’ Lulaj, në dyshim që para sfidës, nuk mund të vazhdojë më. Bytyçi hyn në fushën e lojës dhe merr vendin e tij në mbrojtje.

bandicam 2022-03-07 17-14-59-875

28’ Feizhao nga e majta gjen hapësirën për të çuar topin në qendër për Bashën, por ky i fundit nuk ia del të gjuajë siç duhet dhe humb mundësinë e artë për të shënuar.

25’ Pas rreth 4 minutash ndërprerje, rifillon takimi pasi ndizen edhe një herë projektorët e stadiumit.

24’ Ikin dritat në stadiumin “Elbasan Arena”, duke sjellë ndërprerjen e sfidës.

20’ Goditje dënimi nga e majta e sulmit të Vllaznisë që harkohet në zonë nga Heriç, Latifi devijon me kokë por çon sferën mbi traversë.

15’ Insistojnë më shumë verilindorët në këto minuta të para. De Lukas provon me një gjuajtje nga jashtë zonës por duke kaluar topin shumë lart mbi traversën e portës së Zogoviç.

10’ Tafas ndal një aksion të rrezikshëm të shkodranëve. Aralica në të djathtë kërkoi të pasonte në qendër për Latifin, por portieri i Kukësit ndal gjithçka me një devijim vendimtar me këmbë.

3’ Top nga thellësia i Hakajt për Aralica, ky i fundit nuk kontrollin siç duhet dhe çon sferën në duart e portierit Tafas.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të lojtarëve të Kukësit.

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Gj. Taipi, De Lukas, Milunoviç, Basha, Puntus, Feizhao
Trajner: D. Longo

VLLAZNIA: Zogoviç, Fangaj, Dianje, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Heriç, Kruja, Gjurgjeviç, Latifi, Aralica
Trajner: Th. Brdariç

Gjyqtar: Kridens Meta

WhatsApp Image 2022-03-07 at 4.34.22 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"