VIDEO/ Zbulohet kundërshtari i kreut të KLSH gjatë mundjes në lokal, është presidenti i Federatës së Çiklizmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2020 | 10:30

VIDEO/ Zbulohet kundërshtari i kreut të KLSH gjatë mundjes në lokal, është presidenti i Federatës së Çiklizmit

Një video epike është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shihet kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj duke kryer mundje me presidentin e Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku.


Videoja është bërë brenda një lokali, ndërsa i pranishëm është edhe ish-deputeti tjetër demokrat, Sali Shehu. Dukshëm në qejf, Leskaj ka hequr kostumin zyrtar, të cilin e mban edhe pas dy vitesh pas mbarimit të mandatit, ndërsa ende nuk është zgjedhur drejtuesi i ri i institucionit.

anxhaku

Ajo që bie në sy është se rolin e arbitrit e ka mbajtur ish-deputeti Shehu. Anxhaku triumfoi në raundin e parë, ndërsa tek i dyti, Leskaj u përpoq me gjithë forcat për të marrë hak. Nuk dihet kur dhe ku është xhiruar videoja e publikuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"