VIDEO/ Zbulohet arsyeja e sherrit në ndeshjen PSG-Marsejë, Nejmar akuzon futbollistin Gonzales për… ofendime raciste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 0:30

VIDEO/ Zbulohet arsyeja e sherrit në ndeshjen PSG-Marsejë, Nejmar akuzon futbollistin Gonzales për… ofendime raciste

Ofendimet raciste të mbrojtësit, Alvaro Gonzalez ndaj Nejmarit, dyshohet të jenë arsyeja e sherrit masiv në fundin e ndeshjes PSG-Marsejë, ku plot 5 futbollistë u ndëshkuan me karton të kuq. Ky ishte pretendimi i brazilianit në fundin e ndeshjes, teksa gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq.

resize

Në një video të siguruar, që po bën xhiron e internetit, shfaqet Nejmar, teksa i drejtohet gjyqtarit të katërt, duke i thënë se ka pasur ofendime racore ndaj tij nga ana e mbrojtësi Alvaro Gonzalez.

Vlen të theksohet fakti se mbrojtësi Gonzales kishte pasur probleme me Nejmarin edhe në të kaluarën, në kohën kur futbollisti aktual i Marsejës aktivizohet te Espanjoli, ndërkohë që Nejmar luante me Barçën.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"