VIDEO/ Zbarkimi i Romës në tapetin e “Air Albania”-s, shikoni reagimin e Kumbullës & CO

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 18:49

VIDEO/ Zbarkimi i Romës në tapetin e “Air Albania”-s, shikoni reagimin e Kumbullës & CO

Skuadra e Romës zbarkoi në stadiumin “Air Albania” në orën 17:45, aty ku të mërkurën do të përballet me Fejnordin në finalen e Ligës së Konferencës.

pjimage (1)

Marash Kumbulla & CO, me në krye Zhoze Murinjo, zbritën në tapetin e blertë jo për t’u stërvitur, thjesht për të parë fushën dhe shijuar stadiumin kombëtar.

Mbrojtësi shqiptar u shfaq duke buzëqeshur nën shoqërinë e El Sharauit, teksa ajo që ra në sy gjatë momentit që Roma preku tapetin e blertë të “Air Albania”-s, ishte shëtitja nëpër fushë e sulmuesit Tami Abraham, i cili bëri provat e tij edhe te 2 traversat e portave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"