VIDEO/ Zarubica dhe Guindo bëjnë me “krahë” Laçin, skuadra e Josës zhyt Egnatian në krizë totale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2021 | 23:45

VIDEO/ Zarubica dhe Guindo bëjnë me “krahë” Laçin, skuadra e Josës zhyt Egnatian në krizë totale

Laçit ka arritur të korrë suksesin e katërt radhazi, teksa kanë triumfuar ditën e sotme ndaj Egnatias në transfertë me rezultatin 0-2.

268983346_625753615420694_5205093751504171322_n (1)FOTO: F. HAZISLLARI

Pjesa e parë u mbyll pa shumë raste, por në fundin e 45 minutave të para ishte Mentor Mazrekaj, i cili pretendoi për penallti duke ndezur sfidën.

Pjesa e dytë si një fotokopje e asaj të parës deri në momentin kur Dejan Zarubica u tregua i saktë në minutën e 75′ ku goditi fort brenda zonës dhe duke e dërguar atë top në fundin e rrjetës.

Saliu Guindo ishte autor i golit të dytë dhe të vulosjes së takimit ku në minutën e 88’ u tregua i saktë përpara porte dhe shënon golin e dyfishimit të rezultatit.

Me këtë sukses, skuadra e Mirel Josës mban vendin e katërt në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Egnatia vazhdon me krizën e rezultateve teksa nuk fiton prej më shumë se dy muajsh, ku suksesi i fundit ishte pikërisht ndaj Laçit në muajin tetor dhe aktualisht rrogozhinasit renditen në vendin e 9 në kuotën e 11 pikëve.

FT | EGNATIA 0-2 LAÇI

Zarubica 75′, Guindo 88′

KOMENTI LIVE –

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 4 minuta shtesë!

88′ GOOOL LAÇI 0-2! Saliu Guindo dyfishon rezultatin duke u treguar i saktë përpara porte dhe duke mbyllur llogaritë e këtij takimi.

79′ Laçi kryen zëvendësim, teksa largohet Mentor Mazrekaj dhe në vendin e tij aktivizohet Turkaj.

75′ GOOOOL LAÇI 0-1! Zhbllokohet sfida! Dejan Zarubica kalon në avantazh skuadrën kurbiase, pas një goditje të fuqishme dhe të saktë brenda në zonë, ku portieri i Egnatias, Bruno Puja nuk mundi dot të bëjë asgjë. Ky ishte goli i gjashtë sezonal për Zarubican.

72′ Egnatia kryen zëvendësim të detyruar ku largohet i dëmtuar Artur Magani dhe aktivizohet Kris Gadi.

67′ Skuadra rrogozhinase kryen zëvendësimin e radhës teksa largohet Arbër Çyrbja dhe aktivizohet në vendin e tij, Arsen Valport.

66′ Mentor Mazrekaj me anë të një goditje dënimi në një pozicion diagonal provon portën dhe topi përfundon sipër traversës.

58′ Egnatia bën goditjen e parë në portë, ku Demir Imeri godet, por Dajsinani tregohet i saktë duke e pritur topin.

57′ Mazrekaj tenton portën nga një pozicion jo shumë i favorshëm, por Bruno Puja i saktë në pritjen e atij topi.

46′ Egnatia kryen zëvendësimin e parë të takimit, lë fushën e blertë Bledar Lila për t’i bërë vend Demir Imerit.

46′ Nis pjesa e dytë! Egnatia shkelmon topin e parë të fraksionit të dytë të lojës.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 3 minuta shtesë!

43′ Ndizet sfida teksa kurbinasit pretendojnë dhe kërkojnë një penallti për Mazrekajn ku ka një kontakt me Ndriçim Shtubinën.

39′ Laçi pranë golit të parë, ku Mentor Mazrekaj me një goditje dënimi provon, por Bruno Puja pret në trekëndësh atë top.

32′ Egnatia del rrezikshëm në kundërsulm ku Xhekson tenton portën dhe kërkon goditje këndi pas një devijimi, por arbitri kryesor Olsid Ferataj e cilëson si fundore.

22′ Aktualisht loja është e spostuar në mesfushë, ku skuadrat po mundohen që të gjejnë hapësira për shënim.

14′ Guindo dhe Krivanjeva kanë mbetur të dëmtuar pas një dyluftimi me kokë, ku për të dy nuk ka asnjë problem dhe do të vijojnë lojën normalisht.

7′ Rrezikshëm Egnatia ku pas një krosimi në zonë topi i Çyrbes përfundon jashtë.

1′ Starton sfida! Laçi shkelmon topin e parë të takimit!

FORMACIONET ZYRTARE –

EGNATIA – Puja; Xhekson, Krasniqi, Kacbufi, Krivanjeva; Çyrbja, Iseni, Lila, Guilherme; Shtubina, Magani. Trajner: Zekerija Ramadani.

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Velkovski, Malota, Ziko; Deliu, Shehu, Lushkja; Mazrekaj, Guindo, Zarubica. Trajner: Mirel Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"