VIDEO/ Ylli i Bajernit ndrydh gjurin dhe dëmtohet rëndë, rrezikon Europianin. Pamje tronditëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 22:24

VIDEO/ Ylli i Bajernit ndrydh gjurin dhe dëmtohet rëndë, rrezikon Europianin. Pamje tronditëse

Dëmtimet janë armiku i yllit të Bajern Mynihut dhe Francës, Kingsli Koman.

koman

23-vjeçari la fushën mes dhimbjeve të padurueshme në sfidën me Totenhamin për përfundimin e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve teksa ndrydhi gjurin e majtë në minutën e 24-t të takimit në tentativë për të mbajtur topin në lojë.

Francezi vrapon dhe mbështet këmbën aq keq sa dëmton gjurin e majtë. Në pamundësi për të vazhduar lojën, Koman la në mes takimin duke iu nënshtruar testeve mjekësore.

Duke parë dëmtimin e rëndë, lojtari i bavarezëve mund të mungojë për një kohë të gjatë, ndërsa është në dyshim pjesëmarrja në kampionatin europian të 2020, e cila nis në muajin qershor.

Mbrëmja nisi në mënyrën më të mirë për anësorin 23-vjeçar pasi realizoi golin e parë të takimit ndaj Totenhamit në minutën e 14-ë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"