VIDEO/ Ylli gjerman zbret në Milano, gati për të kryer testet mjekësore me Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 16:43

VIDEO/ Ylli gjerman zbret në Milano, gati për të kryer testet mjekësore me Interin

Robin Gosens është lojtari më i ri i Interit. Për të bërë çdo gjë zyrtare pritet firma që gjermani do të hedhë në kontratë me “zikaltrit”.

gosense

Sot pritet të mbyllet çdo gjë mes Atalantës dhe Interit për të afruar gjermanin, Gosens. Kjo është goditja e parë e kampionëve të Italisë në këtë merkato dimri.

Sipas një video të publikuar nga “Tuttomercatoweb”, 27-vjeçari ka zbritur në Milano dhe është gati për të kryer testet mjekësore me Interin.

Ky afrim do t’i kushtojë kampionëve 25 milionë euro që do të shkojnë drejt klubit nga Bergamo, ndërkohë lojtari do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"