VIDEO/ Yjet në karantinë, PSG e “infektuar” në ndeshjen e parë të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 23:19

VIDEO/ Yjet në karantinë, PSG e “infektuar” në ndeshjen e parë të kampionatit

Kampionët e PSG-së e kanë nisur me humbje sezonin e ri futbollistik. Të besuarit e Tuhel u mposhtën me rezultatin 1-0 ndaj Lens, në sfidën e javës së parë.

EhlQJsKWoAElkIv

Mungesat e shumta për shkak të Koronavirusit, bënë që PSG të çedonte në startin e kampionatit. Plot 6 lojtarë titullarë të infektuar. Bëhet fjalë për Di Maria, Nejmar, Mbape, Paredes, Kejlor Navas dhe Markinjos.

Në fushën e lojës në përballjen e sotme zbritën futbollistë të rinj, si Bulka, Ruiz, Muinga, Baker, Dagba, Diallo, të cilët nuk arritën të bindnin.

Gafa e portierit Bulka në minutën e 57-të i dhuroi fitoren vendasve të Lens, të cilët e kanë nisur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshem.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"