VIDEO/ “Yjeee… Kemi një zarf të zi”, Erzeni frymëzohet nga Big Brother dhe thumbon Egnatian: I prishëm ëndrrën për në Europë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2023 | 14:57

VIDEO/ “Yjeee… Kemi një zarf të zi”, Erzeni frymëzohet nga Big Brother dhe thumbon Egnatian: I prishëm ëndrrën për në Europë…

Erzeni arriti një fitore të rëndësishme përballë Egnatias në Superiore me rezultatin 2-1, duke u futur dhe njëherë në garën për Europë.

Collage Maker-12-Mar-2023-08-16-AM-6006

Festa te shijakasit duket se vazhdoi gjatë dhe pas ndeshjes, të cilët me anë të një video të shpërndarë në “Tiktok” duket se kanë zgjedhur që të ironizojnë rivalët e tyre në stilin e “BB VIP”.

“Yje mirëmbrëma! E di që jeni shumë të lumtur, por këtu ka një zarf të zi. Ekipi i KF Erzenit, për shkak se i preu ëndrrën europiane ekipit Egnatia, do të dënohet me një superdark”, u shpreh në video një pjesëtar i stafit teknik, me lojtarët që filluan sërish festën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"